Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Pas 29 ditësh protestë, qytetarët hedhin hapin e radhës, del plani për qeveri teknike tranzitore

Protesta e nisur që prej 29 ditësh, po kalon në një fazë tjetër, duke u përpjekur të ngrejë dhe institucionet e saj paralele, që “do të ndryshojnë sistemin e vjetër 80-vjeçar”, duke nisur me thirrjen e shpërndarë online nga disa prej anëtarëve të Grupit koordinues, për ngritjen e një kuvendi Kombëtar I cili do të ketë dhe detyrën të krijojë qeverinë teknike tranzitore, e cila, sipas tyre, do duhet të zëvendësojë atë të kryeministrit Rama pas dorëheqjes.

Në rrjetet sociale është publikuar dhe ajo që mund të quhet, platforma politike e protestës, “vullneti popullor i shprehur në mënyrë direkte gjatë Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026, dha pëlqimin që të krijojë tre institucione të reja shoqërore për të garantuar ndryshimin e sistemit shoqëror politik dhe nisjen e një rendi të ri më përparimtar dhe popullzhvillues. Këto tre institucione të reja janë :

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar”.

Ndërsa përcaktohen një sërë kriteresh që duhen përmbushur nga dikush që synon të bëhet pjesë e Kuvendit, nuk është e qartë se si do të bëhet konkurrimi dhe përzgjedhja. Për momentin, anëtarët e grupit kanë lënë si pikë kontakti numrat e tyre personal të telefonit, dhe jo një numër unik.