Redon Bejta largohet nga Llapi, bëhet lojtar i lirë – Ekonomia Online

Redon Bejta largohet nga Llapi, bëhet lojtar i lirë

Pas një viti te Llapi, Redon Bejta i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin nga Podujeva.

Futbollisti ka njoftuar se kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin dhe duke i uruar suksese në vazhdim.

“Nga sot jam lojtar i lirë dhe në pritje të sfidës së radhës”, ka shkruar Bejta në mesazhin e tij, duke lënë të hapur mundësinë për një transferim të ri gjatë afatit kalimtar.