Ministri në detyrë i Infrastruktures Transportit, Dimal Basha, ka folur lidhur me ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha tha se ura po realizohet me synimin për të afruar edhe më shumë veriun dhe jugun e vendit.
“Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Me Kryeministrin Kurti debati nuk është më nëse po ndahet Kosova, por sa shumë po e afrojmë atë.
Vazhdojmë me punë te mira!



Të tjera
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm
Vrítet një person në Ferizaj
Ronaldo: Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm