Është zbardhur dëshmia e plotë e 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike” nën dyshimet se vrau babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën.
Edhe pse nën akuzë, ndaj Islamajt kanë shprehur solidaritet dhe përkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit. Madje ai u lejua nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore.
Siç del nga dëshmia, ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj i cili pasi ka vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, ka kanosur e më pas qëlluar edhe të birin e tij. Pas kësaj, ai i tronditur ka qëlluar me grushta e shkelma të atin i cili është rrëzuar e më vonë ka ndërruar jetë.
“Jam me banim në fshatin Shalës. Në shtëpi kam banuar me prindërit e mi Hysen dhe Shano Islamaj dhe para rreth dy muajsh kanë ardhur në banesë edhe dy fëmijët e mi, pasi jam i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten time.
Sot në mëngjes, jam zgjuar herët nga gjumi, rreth orës 05:00, dhe kam zgjuar mamanë që më bëri çantën gati për në punë dhe këtu kam parë se është zgjuar dhe babai im, i cili ka dalë nga shtëpia, ka marrë delet tona dhe është larguar. Pasi nëna më bëri gati çantën e bukës, kam marrë motorrin tim, të markës “Modena”, me ngjyrë të zezë, dhe kam shkuar tek lokali në qendër të fshatit, tek lokali i shtetasit Serjan Myrto, pasi e kisha lënë me shokun tim Erjon Domeri nga fshati Shalës që të pinim kafe dhe më pas të shkonim në punë.
Kur kam shkuar tek lokali, Erjonin e kam gjetur të ulur vetëm në një tavolinë jashtë lokalit. U ula me të dhe kam porositur kafe të cilën na e shërbeu e zonja e lokalit Adelina Myrto. Ishim duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe pas 10 minutash në lokal ka ardhur dhe daja im, shtetasi Nuri Tushi, i cili u ul së bashku me ne në tavolinë.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin