Policia e Kosovës ka marrë alarm për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin Enis Pllana ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka njoftuar Pllana për teve1.info
Një alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve ishte dhënë edhe ditë më parë, por që kishte rezultuar i rremë.



Të tjera
Kthesë në hetime! Babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit përfundon në pranga
Pas një periudhe largësie, partneri i Genta Ismajlit vjen me një mesazh që prek zemrat
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Shqipëri