Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të ri mbi të ardhmen e Enzo Fernandezit, mes spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin mesfushorin e Chelseat me një transferim te Real Madridi.
Sipas Romanos, aktualisht nuk ekzistojnë negociata aktive mes Chelseat dhe Real Madridit, pavarësisht zërave të shumtë që sugjerojnë se bisedimet mund të nisin së shpejti.
Enzo Fernandez është një nga disa mesfushorët që po diskutohen brenda klubit madrilen si pjesë e planeve për përforcimin e repartit të mesfushës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar mes dy klubeve.

Romano theksoi se nëse Real Madridi do të kishte pasur synimin për të nisur bisedimet, kjo do të kishte ndodhur tashmë në mënyrë formale.
“Nuk ka absolutisht asgjë në zhvillim mes Chelseat dhe Real Madridit për Enzo Fernandezin”, deklaroi gazetari italian.
Megjithëse reprezentuesi argjentinas mbetet në listën e alternativave të Real Madridit për mesfushën, ai nuk është opsioni i vetëm që po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit spanjoll dhe aktualisht nuk ka negociata mes palëve.
Mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë gjatë javëve të ardhshme të afatit kalimtar veror, por për momentin një transferim i Fernandezit drejt Santiago Bernabeut nuk duket të jetë afër realizimit.



Të tjera
Kthesë në hetime! Babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit përfundon në pranga
Pas një periudhe largësie, partneri i Genta Ismajlit vjen me një mesazh që prek zemrat
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Shqipëri