250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shënohet me një sërë aktivitetesh në Kosovë.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, do të organizojë një pritje solemne në kuadër të kremtimit të këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan.
E në prag të festimeve, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka vendosur një flamur gjigant amerikan në hapësirat e saj, si pjesë e aktiviteteve simbolike që i paraprijnë shënimit të 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Ndërkohë, aktivitet për këtë përvjetor do të organizohet edhe nga Komuna e Prishtinës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të mbahet ngjarja “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 10:00 dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë, partneritetit dhe miqësisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve



Të tjera
Paga minimale 500 euro, Haxhiu: Çdo rritje që përmirëson jetën e punëtorëve është një zhvillim i mirëpritur
Këta janë të arrestuarit: Skema e rëndë e mashtrimit me derivate që çoi në pranga grupin kriminal
Man Utd e bën ylllin e Botërorit objektivin e tyre kryesor të verës