Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar për takimin me drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.
“Vendi ynë është lider rajonal në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike e liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve dhe demokracive liberale. Krahas linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si dhe përparimit në përmbushjen e reformave evropiane, ne kemi shënuar rritje të vazhdueshme ekonomike dhe për herë të parë pas 15 vjetësh Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar na kanë larguar nga listat e vendeve të brishta dhe të ndikuara nga konfliktet”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës.
“Vullnetit të popullit tonë për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim. Statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave, janë pikënisje e një procesi nga i cili Kosova forcon demokracinë dhe zhvillohet edhe më shumë”, ka thënë ai.



Të tjera
Manchester City përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Tonalin
Dobitë e gështenjave
FSK i bashkohet operacionit të kërkimit në Liqenin e Batllavës, ekipi i specializuar nis kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur