Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar operacionit të kërkimit për personin që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Këtë e ka konfirmuar Vëllazërim Qeriqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili bëri të ditur se në operacion është angazhuar një ekip i specializuar i kërkim-shpëtimit në ujëra.
“Operacionit i është bashkuar një ekip i kërkim-shpëtimit në ujëra. Koordinimet janë bërë përmes Qendrës së Situatave të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Qeriqi.
Më herët, Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 13:00 kishte pranuar një informatë se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.
Sipas burimeve të lajmi.net, personi që dyshohet se është zhdukur është një 25-vjeçar, i cili kishte hyrë në një zonë të liqenit që konsiderohet e rrezikshme për notim.
Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim.



Të tjera
Zbulohet se autori i kër*cënimeve të rreme për bo*mbë në Prishtinë është nga Serbia
Trump sfidon vendimin e Gjykatës Supreme për shtetësinë amerikane në lindje
Manchester United mbyll derën për Amad Diallo