Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorët Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti dhe Mentor Dervishaj, të cilët në fund të qershorit të vitit 1998 ranë heroikisht në Betejën e Hadës, gjatë aksionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për marrjen nën kontroll të Minierës së Mihjes Sipërfaqësore në Bardh të Madh.
Përmes një postimi, Lushtaku rikujtoi se tre dëshmorët u varrosën me nderime ushtarake më 30 qershor në Plluzhinë të Drenicës, duke theksuar se vepra dhe sakrifica e tyre mbeten pjesë e historisë së luftës çlirimtare.
“Me nderim e mirënjohje të thellë, kujtojmë dëshmorët Ismet Uka nga Tica, Xhemajl Mehmeti nga Plluzhina dhe Mentor Dervishaj nga Zabllaçi i Istogut, të cilët në fund të qershorit 1998 ranë heroikisht në Betejën e Hadës, gjatë aksionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për marrjen nën kontroll të Minierës së Mihjes Sipërfaqësore në Bardh të Madh, për t’u varrosur me nderime ushtarake më 30 qershor në Plluzhinë të Drenicës”, ka shkruar Lushtaku.
Ai vlerësoi se flijimi i tyre ka qenë vendimtar në rrugën drejt lirisë së Kosovës, duke theksuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i përhershëm.
“Sakrifica e tyre është pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe e themelit mbi të cilin u ndërtua liria e vendit. Përulemi me respekt para veprës së tyre heroike dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme ndaj dëshmorëve Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti e Mentor Dervishaj dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e kombit”, ka shtuar Lushtaku.



Të tjera
Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit
Manchester City përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Tonalin
Dobitë e gështenjave