Mesfushori i Fenerbahçes, Matteo Guendouzi, ka shprehur besim të plotë se Vedat Muriqi do të jetë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës në sezonin e ri.
Francezi vlerësoi lart cilësitë e sulmuesit kosovar, duke theksuar se mentaliteti i tij fitues do ta ndihmojë të ketë një sezon të suksesshëm me fanellën verdheblu.
Në një konferencë për shtyp, Guendouzi nuk i kurseu elozhet për bashkëlojtarin e tij, duke parashikuar se Muriqi do të jetë ndër golashënuesit më të mirë të ekipit.
“Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, deklaroi Guendouzi shkruajnë mediat turke transmeton Klankosova.tv.
Deklarata e mesfushorit francez vjen në një kohë kur pritshmëritë për Muriqin janë të mëdha pas rikthimit të tij te Fenerbahçe, ku pritet të jetë pika kryesore e repartit ofensiv.
Megjithatë, fillimi i përgatitjeve për sezonin nuk ka qenë ideal për reprezentuesin e Kosovës. Klubi turk ka bërë të ditur se 32-vjeçari ka pësuar një çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë gjatë një seance stërvitore.
Si pasojë e këtij dëmtimi, Muriqi do ta humbasë përballjen ndaj Gornik Zabrze në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa stafi mjekësor po ndjek nga afër procesin e rikuperimit të tij.
Pavarësisht mungesës së përkohshme, optimizmi në kampin e Fenerbahçes mbetet i lartë. Besimi i shprehur publikisht nga Guendouzi tregon qartë se bashkëlojtarët e shohin Muriqin si një nga armët kryesore të skuadrës për sezonin 2026/27.



Të tjera
Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzon urdhrin e Trump për shtetësinë automatike
Pandemia po i bën njerëzit të duken më të plakur, ekspertët shpjegojnë pse
Kryesia e PDK-së diskuton zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike