Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 26-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime me rëndësi në fushën e financave publike.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike për vitin 2025, i cili vlerëson menaxhimin financiar në subjektet e sektorit publik.
Po ashtu, Qeveria ka aprovuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit, me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.
Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që burojnë nga konfiskimi i pasurisë, bazuar në vendime gjyqësore të formës së prerë.



Të tjera
Shtoni vitaminën D në bukë dhe qumësht për të luftuar Covidin, thonë shkencëtarët
Ja çfarë duhet të bëni kur bie tërmet
Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie për 250-vjetorin e SHBA-së në Prishtinë