Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzon urdhrin e Trump për shtetësinë automatike

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzon urdhrin e Trump për shtetësinë automatike

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili synonte të anulonte të drejtën për shtetësi automatike për fëmijët e lindur në territorin amerikan.

Vendimi u mor me shumicë votash 6 pro dhe 3 kundër, duke rikthyer një praktikë kushtetuese që zbatohet prej më shumë se 150 vitesh.

Urdhri i Trump, i nxjerrë në fillim të mandatit të tij të dytë, parashihte që fëmijët e lindur nga prindër që qëndrojnë në SHBA ilegalisht ose me viza të përkohshme të mos përfitonin automatikisht shtetësinë amerikane. Megjithatë, Gjykata Supreme vlerësoi se ky vendim bie ndesh me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton shtetësinë për çdo person të lindur në territorin e vendit.

Vendimi i Gjykatës konsiderohet si një goditje politike për presidentin Trump, pasi kjo çështje ka qenë një ndër prioritetet e tij dhe ka gëzuar mbështetje nga baza e tij politike.

Deri më tani, presidenti Trump dhe administrata e tij nuk kanë reaguar zyrtarisht. Ekspertët ligjorë theksojnë se, duke qenë se vendimi bazohet në Kushtetutë dhe është marrë nga instanca më e lartë gjyqësore, mundësitë për ta ndryshuar atë janë shumë të kufizuara./rtk