Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka reaguar përmes Facebook rreth mbajtjes në Hagë të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook deputeti i PDK-së tha se nga 4 nëntori i vitit 2020 kanë kaluar 2049 ditë.
Ai i cilësoi këto ditë si ‘të vjedhura’, teksa shtoi se pritjes po i vie fundi.
“Vertet na jane vjedhur 2049 dite, por nuk do të mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën. E ndersa pritjes po i vie fundi, kam vetem nje gje per te thene: Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten heronj”, ka shkruar ai./Gazeta10



Të tjera
“Dënime deri në 10 vjet burg”, Rrezik i lartë nga zjarret – apelohet për kujdes maksimal gjatë verës
Vrasja e imamit, BIK: Pavarësisht motiveve, askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta
Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës