Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ai ka thënë se gurthemeli i objektit do të vendoset të premten.
“Me kënaqësi nënshkrova kontratën për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, një investim i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë. Të premten bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e shëndetësisë Arben Vitia në ora 15:30 do të vendosim gurthemelin e këtij projekti, duke shënuar fillimin e punimeve për një objekt modern, dinjitoz dhe në shërbim të çdo qytetari. Premtimet po i shndërrojmë në vepra. Obiliqi po ecën përpara!”, ka shkruar ai.



Të tjera
“Dënime deri në 10 vjet burg”, Rrezik i lartë nga zjarret – apelohet për kujdes maksimal gjatë verës
Vrasja e imamit, BIK: Pavarësisht motiveve, askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta
Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës