Kurti: Paga minimale rritet në 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

Kurti: Paga minimale rritet në 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur në 500 euro, duke theksuar se kjo përbën një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Kurti kujtoi se paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se 10 vjet, duke qenë 130 dhe 170 euro varësisht nga mosha, ndërsa gjatë qeverisjes së tij është rritur disa herë: fillimisht në 250 euro, pastaj në 350 euro, më pas në 425 euro dhe tani në 500 euro.

Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, ndërsa theksoi se qeveria do të vazhdojë të shoqërojë rritjen ekonomike me rritje të mirëqenies së qytetarëve.