Katër persona të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Klan Kosova se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.
Derisa, gjendja e tyre është e rëndë por stabile.
“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klan Kosova.
Më herët Policia e Kosovës për Klankosova.tv raportoi se të plagosur janë tre persona.



Të tjera
Neville tregon kundërshtarin e vetëm që mund ta mposht Francën
Muja: Çdo pronë e uzurpuar do t’i kthehet Ministrisë
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës