Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diskutimi u përqendrua në përparimin jashtëzakonshëm që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe në bashkëpunimin në një mori fushash strategjike, përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë.

Delegacioni ishte i përbërë nga udhëheqësi i projektit, Faton Bislimi; profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph; Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Qeveritare në Legjionin Amerikan, Mario Marquez; Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Familjeve të Ushtrisë, Besa Tafilaj Pinchotti; dhe anëtarët e bordit të projektit, Ramiz Tafilaj, Shpend Bytyqi, Naser Berisha, Sherif Sherifi, Faton Blakqori dhe Andi Vranja.