Përleshja e armatosur në qendër të Llapit këtë pasdite po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Pas raportimit të Klankosova.tv, është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se të përfshirët në plagosjen janë daja me nipin, si dhe një familjar i tyre, që janë Fidaim Zejnullahu, Fatlum Zejnullahu, Agim Xhemaji dhe Argjend Islami, kalimtar i rastit.
Nipat, siç merr vesh Klani janë mërgimtarë.
Të dhënat fillestare të hetimit tregojnë se motivi dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme.
“Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
Prótestë e tensíone para Kuvendit në Shqipëri – përplasje me policinë dhe mbi 20 të shoqëruar
“E papranueshme” – Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhúnën policore ndaj protestuesve në Tiranë