Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të vazhdojë të jetë pjesë e AS Roma, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2028.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, 32-vjeçari ka pranuar një ulje të konsiderueshme page dhe do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat. Marrëveshja e re është dyvjeçare, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër, transmeton klankosova.tv.
Ky vendim tregon dëshirën e Dybalas për të vazhduar aventurën në kryeqytetin italian, pavarësisht interesimit nga klube të tjera. Argjentinasi mbetet një nga figurat kyçe të projektit të Romës për sezonet e ardhshme.



Të tjera
Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak
Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President
Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata