Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, Zulfaj e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, të forcuara edhe nga mërgata kosovare në Gjermani.
“Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në integrimin ekonomik të rajonit përmes Procesit të Berlinit. Në takim u diskutua gjithashtu ecuria e reformave në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim.
Zulfaj theksoi rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ky proces është kyç për forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Sipas tij, Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës evropiane, ndërsa mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për avancimin e këtij procesi.



Të tjera
Zyrtari i lartë i NATO-s viziton Komandën në Napoli, informohet edhe për operacionet e FSK-së
Prótestë e tensíone para Kuvendit në Shqipëri – përplasje me policinë dhe mbi 20 të shoqëruar
“E papranueshme” – Zv-presidenti i Parlamentit Evropian dënon dhúnën policore ndaj protestuesve në Tiranë