Karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Camp Film City në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, ushtrimet janë realizuar me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet njësive ajrore dhe personelit tokësor.
Në kuadër të aktiviteteve, janë përfshirë skenarë të ndryshëm si transporti i personelit, evakuimi i të lënduarve dhe situata emergjente, me qëllim ruajtjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit situativ të trupave të KFOR-it.



Të tjera
Protestat masive kombëtare kundër Ramës, Marjana Koçeku nga PE: Kanë qenë ditë plot shpresë, Europa është strehë…
Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
Michael Olise lojtari më i i ri i Real Madridit? Dayot Upamecano flet hapur për të ardhmen e bashkëlojtarit