“Patën pak fat, por ky është futbolli”, Cristiano Ronaldo reagon pas eliminimit nga Spanja – Ekonomia Online

“Patën pak fat, por ky është futbolli”, Cristiano Ronaldo reagon pas eliminimit nga Spanja

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes 1-0 të Portugalisë ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, duke vlerësuar se ndeshja ishte e barabartë dhe se fati ishte në anën e kundërshtarit.

Portugezët u eliminuan falë një goli të shënuar në minutat shtesë, ndërsa veterani portugez beson se sfida mund të kishte përfunduar në favor të secilës skuadër.

“Mund të kishte shkuar në secilën anë. Spanja pati pak fat që shënoi në minutat e fundit, por ky është futbolli. Në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e barabartë”.

“Mund të kishim luajtur më mirë, por u eliminuam nga një skuadër që, sipas mendimit tim, do të arrijë në finale ose do të jetë shumë pranë saj. Mendoj se ishte një ndeshje shumë e luftuar”.

Sulmuesi portugez theksoi se Portugalia dha maksimumin në fushë dhe nuk ka arsye për keqardhje.

“Ne dhamë gjithçka dhe, kur e bën këtë, nuk kemi asgjë për t’ia qortuar vetes”, përfundoi Ronaldo.

Ndërkohë, ylli portugez nuk e ka bërë të qartë nëse do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar apo do të vazhdojë me Portugalinë.