Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se në bisedimet me Shtetet e Bashkuara është arritur përparim i rëndësishëm dhe se ekziston mundësia që të hiqet ndalimi për shitjen e avionëve luftarakë F-35.
Në një intervistë për CNN Türk, Fidan tha se ekziston vullnet për heqjen e sanksioneve CAATSA, duke theksuar se roli konstruktiv dhe stabilizues i Turqisë po vlerësohet nga të gjithë partnerët, përcjell Kosova Post.
Ai rikujtoi se sanksionet ndaj Ankarasë u vendosën në vitin 2020, pasi Turqia bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, por shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të hyjnë në një fazë të re.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar më herët se do të ndërmerrte një hap që “do ta bënte shumë të lumtur Presidentin Erdoğan”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë zhvillime pozitive në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes.
Nëse realizohet, rikthimi i Turqisë në programin F-35 do të shënonte një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet strategjike mes Ankarasë dhe Uashingtonit.



Të tjera
Ushqimet që pastrojnë organizmin
Presidenti turk pret kryeministrin e Kanadasë ndërsa fillon Samiti i NATO-s në Ankara
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE