Arijo Ibrahimovic është rikthyer te Bayern Munich.
Talenti 20-vjeçar nga Kosova do të jetë nën urdhërat e trajnerit Vincent Kompany, për sezonin e ri.
Ibrahimovic është rikthyer te kampioni i Gjermanisë, pas një sezoni të kaluar si i huazuar te Heidenhaim.
Ai është pjesë e bavarezeve që nga viti 2018 si futbollist i dal nga akademia, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
Ibrahimovic iu bashkua të rinjve të FC Bayern nga FC Nürnberg në moshën 12 vjeç. Ai bëri përshtypje me performancat e tij për rezervat dhe debutoi me ekipin e parë kundër VfL Bochum në moshën 17 vjeç në shkurt 2023.
Ai bëri 34 paraqitje zyrtare për Heidenheim sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar për pesë të tjerë. Ai debutoi për ekipin U21 të Gjermanisë në nëntor dhe ka bërë dy paraqitje për ta deri më tani.
Arijon Ibrahimovic do ta vesh fanellën me numrin 22.



Të tjera
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë
Turqia dënon súlmet me bómba në kryeqytetin sirian Damask