Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se Washingtoni do të heqë sanksionet ekzistuese kundër Turqisë, duke përmendur dëshirën për të mbajtur lidhje të forta me partnerët strategjikë, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Ne do të heqim sanksionet… Ne nuk duam të sanksionojmë miqtë”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara.
Presidenti amerikan tha se ai po koordinohet me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth për të finalizuar vendimin.
Lidhur me programin e avionëve luftarakë F-35, Trump theksoi se ai “me siguri do të konsideronte” rivendosjen e shitjeve në Ankara, duke e karakterizuar Turqinë si “shumë më besnike se vendet e tjera”.
Ai hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet në lidhje me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia, duke pohuar se marrëdhëniet dypalëshe janë “më të mira, ndoshta se sa kanë qenë ndonjëherë”.



Të tjera
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë
Turqia dënon súlmet me bómba në kryeqytetin sirian Damask