Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka theksuar rëndësinë e forcimit të sistemit të drejtësisë në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla bëri të ditur se gjatë një takimi me gjyqtarë dhe prokurorë është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e mbrojtjes së viktimave të dhunës. Sipas saj, këto përpjekje janë pjesë e procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore për periudhën 2027-2031. Ajo tha se strategjia synon të forcojë koordinimin ndërinstitucional, ndjekjen penale dhe gjyqësore, si dhe zbatimin e standardeve të Konventës së Stambollit.



Të tjera
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë
Turqia dënon súlmet me bómba në kryeqytetin sirian Damask
Mendohuni para se t’i hidhni mbetjet e ushqimeve