FIFA po përballet me ankesa të shumta ndaj arbitrave në Kupën e Botës. Momenti i fundit kundërthënës ishte ndeshja mes Argjentinës dhe Egjiptit. Argjentina fitoi 3:2, të martën, por egjiptianët u ankuan për shumë vendime të padrejta të arbitrit.
Përzgjedhësi dhe lojtarët e Egjiptit kanë akuzuar se Argjentina është favorizuar dhe ka fituar pa të drejtë.
Mediumi spanjoll, Diario AS, ka shkruar se presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida tashmë ka bërë ankesë zyrtare kundër arbitrit francez, François Letexier dhe ekipit të tij.
Por kërkesës për sqarim, ankesa përfshinë edhe ftesën për hetim të vendimeve kundërthënëse që shkuan kundër kësaj përfaqësueseje. Egjipti po ashtu ka kërkuar që arbitrat francezë të largohen nga Botërori. Sipas vlerësimit të egjiptianëve, Letexier dhe ndihmësit e tij kanë luajtur rol vendimtar në fitoren e Argjentinës.



Të tjera
Shenjat që jep trupi 1 muaj para sulmit në zemër
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet
Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore