Brazili merr vendim për Ancelottin – Ekonomia Online

Brazili merr vendim për Ancelottin

Pavarësisht zhgënjimit në Kupën e Botës 2026 dhe spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, Carlo Ancelotti do të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren e Brazilit.

Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur t’i qëndrojë besnike projektit me teknikun italian, duke konfirmuar besimin në punën e tij.

Brazili ishte një nga favoritët për të shkuar larg në Kupën e Botës 2026, por rrugëtimi i “Seleçaos” përfundoi më herët se sa pritej.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u eliminua në fazën e 1/8 së finales, pasi u mposht 2:1 nga Norvegjia.

Pas këtij eliminimi nisën menjëherë spekulimet se trajneri italian mund të largohej nga posti i selektorit, për shkak të pritshmërive të larta që shoqëronin Brazilin në këtë turne.

Megjithatë, sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, Federata Braziliane ka vendosur të respektojë kontratën e Ancelottit dhe të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Trajneri italian do të mbetet në krye të “Seleçaos”, me synimin për të ndërtuar një ekip të ri konkurrues, që do të synojë suksesin në Copa América dhe më pas në Kupën e Botës 2030.