Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të RTK-së

Këta janë kandidatët për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve që kanë kaluar për në fazën e intervistimit në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Në dokumentin e firmosur nga kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, thuhet se pas hapjes së aplikimeve, shqyrtimit fillestar dhe rishqyrtimit të dokumenteve, si edhe verifikimit përfundimtar të plotësimit të kushteve të konkursit, janë kualifikuar gjashtë kandidatë.

Në listën e publikuar janë përfshirë:

Lorik Arifaj

Antigonë Baxhaku

Hysen Hundozi

Arber Geci

Nexhmedin Spahiu

Zana Spahiu

Sipas njoftimit të RTK-së, kandidatët që ndodhen në këtë listë do të informohen me postë elektronike për fazën e intervistës, përfshirë datën, orën dhe vendin ku ajo do të zhvillohet.

Edhe aplikuesit që nuk janë kualifikuar do të marrin njoftim përmes emailit, ku do të bëhet i ditur rezultati përfundimtar i verifikimit të dokumentacionit, si dhe arsyet pse nuk i kanë përmbushur kriteret e konkursit.