Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.
Osmani në platformën “X”, ka pohuar se Edona Maloku është profesioniste e dalluar, transmeton Telegrafi.
“E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e dalluar si ambasadore e Kosovës në Republikën Portugeze”, shkruan Osmani.
Ndryshe, Edona Maloku-Bërdyna, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit para një viti.



Të tjera
Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
Si po rikthehet retorika fetare në luftën me Iranin
Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë