Deputeti i rizgjedhur, Knut Abraham, pas zgjedhjeve të fundit gjermane, në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, është pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të kenë lehtësira për të punuar apo studiuar në Gjermani.
Ai thotë se, nëse Kosova do të integrohet në BE, qytetarët mund të punojnë dhe studiojnë në Gjermani.
Ai poashtu ka thënë se, është në interesin e Gjermanisë për të nxitur marrëdhënie të mira me fqinjët tanë evropianë, veçanërisht në kohë turbulencash të mëdha.
“Një rajon stabil dhe i begatë i Ballkanit Perëndimor është në interesin kombëtar të Gjermanisë. Mbështetja e Kosovës, një demokraci e re pro-evropiane, është thelbësore. Megjithatë, vetëm mbështetja nuk është e mjaftueshme, sepse ne nuk kemi një vizion për rajonin në tërësi. Kjo do të thotë integrim evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, brenda disa viteve të ardhshme. CDU qëndron prapa këtij qëllimi”, vlerëson deputeti gjerman.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia