Ermal Sadiku, deputet i zgjedhur i LDK-së, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur edhe për çështjen e presidentit, a ka ai votë për Vjosa Osmanin, a gaboi LDK-ja që nuk hyri në qeverisje me VV-në, e digjitalizimin e procesit zgjedhor.
Ai ka thënë se tani Kurti e ka mundësinë për ta bërë vet qeverinë dhe nuk e di nëse do të hiqte dorë nga posti i presidentit.
Sipas tij, Kurti dëshiron të ketë kontroll autoritar, teksa vlerëson se edhe nëse VV i fiton 90 për qind në zgjedhje në prill, sërish do të kemi një Kosovë të pazhvilluar.
“Nuk e di sepse tash VV dhe Albin Kurti e kanë mundësinë që ta bëjnë vet qeverinë, ndërsa për president, nëse diskutohet Kurti me Abdixhikun apo kushdo që do të jetë kryetar i partisë, atëherë do të gjendet një mënyrë për të bashkëqeverisur.
Unë nuk mendoj se është i gatshëm të lëshojë pe sepse e ka dëshmuar se dëshiron kontroll autoritar dhe mendoj se pikësynimi i ardhshëm është kontrollimi i prokurorisë, gjykatave, por shumicën e tyre veç i ka pasur z.Kurti. por unë mendoj se ne jemi duke u qasur ndryshme sepse ai më nuk është problemi a po e merr ai prokurorinë apo gjykatën, problemi është se nuk do të ketë zhvillim shteti i Kosovës pa marrë parasysh se çka merr ai, do të ketë veç degradim. Problemi im është se edhe 90 për qind po t’i fitojë në zgjedhjet e prillit, prapë do ta kemi një Kosovë e cila nuk ka zhvillim ekonomik, zhvillim në shëndetësi, nuk ka zhvillim në arsim. Këtu e kam unë ndarjen e esencën e problemit të ndarjes së qeverisë. Me njerëzit të cilët ai i paraqet si qeveria që e pat propozimin e fundit, ata njerëz nuk janë të aftë, të gatshëm dhe nuk besoj se janë të dijshëm dhe që duan t’i shtyjnë proceset përpara”, ka thënë ai./Gazeta Blic/



Të tjera
Përgjumja gjatë ditës mund të jetë shenjë për Alzheimer
Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil
Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në