Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën. Nga informacionet e konfirmuara të albinfo.at rezulton si në vijim:
Sipas raportimeve të Albinfo.ch tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, identiteti i të cilit është konfirmuar dhe dy të tjerë.
Viktima e katërt është nga Bosnja.
Një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme, raporton Albinfo.ch



Të tjera
Pas largimit, Guardiola zbulon gabimin më të madh që bëri te Man City
Përfitimet shëndetësore nga fasulet
Lajm i keq për Juventusin, lëndohet Kenan Yildiz – s’luan në ndeshjen vendimtare