Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit “Sistemi i Integruar Informativ (SII) për skemat pensionale në Kosovë”, për periudhën 2024-2026.
“Gjithashtu në fushëveprim është paraparë edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit për rolin e saj në ruajtjen dhe inventarizimin e dosjeve të punëtorëve në ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, si dhe Arkivi Shtetëror i Kosovës për rolin e tij në procesin e dokumenteve të arkivuara”, thuhet në komunikatë.
Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse Sistemi i Integruar Informativ për skemat pensionale funksionon në mënyrë efektive duke siguruar të dhëna të sakta, me shërbime të digjitalizuara si dhe në kohë reale për qytetarët.



Të tjera
Konsumoni më shpesh qiqra, ja përfitimet shëndetësore që merrni
6 rregullat për “shopping”
Mosha ideale për të mbetur shtatzënë