Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është bërë me zyre të reja. Mysafiri i parë në seline qendrore të AAK-së, ishte ambasadori amerikan ne Kosovë, Jeff Hovenier.
Kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj ka thënë se bashkë me Hovenier kanë diskutuar për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës.
“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj.



Të tjera
3 produkte ushqimore që duhet t’i shmangni për të mirën e shëndetit tuaj
Shtatë arsyet pse duhet të konsumoni limon rregullisht
Kafeina ndihmon kundër obezitetit