AAK ka njoftuar se deputetët e saj nesër në ora 11:00 do ta dorëzojnë në Kushtetuese refuzimin e formimit të komisionit tëfshehtë dhe vendimet tjera në vazhdimet e seancës konstituive.
“Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.”
Kjo ishte paralajmëruar nga deputetja Time Kadrijaj.



Të tjera
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj
Zakone që mund t’i mësoni për pak minuta, ju ndihmojnë në jetë