Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojë sot në orën 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Kërkesa, sipas kësaj partie, përfshin edhe vendimet e tjera të ngjashme të marra në vazhdimet e seancës konsitutive gjatë prillit dhe majit.
”Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aksidént mes tri veturave, shtatë të lëndúar në fshatin Rogovë
Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
Mercedes fiton çmimin e madh të Austrisë, dështon Ferrari