Vizita e Lumir Abdixhikut në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta, jo për domethënien e saj shpirtërore, por për kohën dhe motivin politik që fshihet pas saj. Për herë të parë, kreu i LDK-së shfaqet publikisht në këtë institucion fetar — pikërisht dy ditë para zgjedhjeve, përcjell Kosova Post.
Për shumë qytetarë dhe besimtarë, kjo vizitë nuk u pa si shprehje e bindjes apo e një respekti të vazhdueshëm ndaj xhematit, por si imitim i hapur i qasjes së Albin Kurtit, i cili ndër vite ka ndërtuar raporte të qëndrueshme me komunitetin fetar, pa spektakël dhe pa kalkulim elektoral.
Kujtesa kolektive e Prishtinës nuk është e shkurtër. Ende mbahet mend deklarata e ish-kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili u kishte thënë xhematit të Prishtinës:
“Nëse keni pare, bleni Hotel Grandin dhe bëjeni xhami.”
Një fjali që u përjetua si përçmuese, arrogante dhe e shkëputur nga realiteti i besimtarëve.
Sot, e njëjta parti përpiqet të shfaqet pranë xhamive, duke kërkuar atë që për vite me radhë e kishte injoruar: besimin e xhematit. Por besimi nuk fitohet me vizita njëditore, as me fotografi elektorale.
Qytetarët e dinë dallimin mes bindjes dhe kopjimit, mes respektit të sinqertë dhe marketingut politik. Ata e shohin qartë se kush e ka trajtuar fenë dhe xhaminë si pjesë organike të shoqërisë, dhe kush thjesht si skenografi zgjedhore.
Xhemati nuk harron. E qytetarët nuk mashtrohen më lehtë.
Në politikë, origjinali gjithmonë dallohet nga kopja.



Të tjera
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje