Vetëm disa ditë, pasi mori votëbesimin në Kuvendin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, u kritikua nga ish-kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Sipas kryetarit të nderit të LDK-së, po të lexohej zëri i qytetarëve në zgjedhjet e fundit, Abdixhiku nuk do të duhej të qëndronte në krye të partisë.
E ndaj kësaj deklarate, reagoi menjëherë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka “mosdurim të thellë ndaj vendimit të lirë të anëtarësisë” dhe “zell” për ta sulmuar atë dhe LDK-në.
E për këto përplasje të vazhdueshme në LDK, foli analisti politik, Nexhat Haziri.
Po ashtu, ai ironizoi me kryetarin aktual të LDK-së, duke thënë se, ka nisur të luajë rolin e një “guardian-i” që mbron “shejtninë” e familjes Rugova.
Çdo zë kritik ai ka filluar ta projektojë si një armik personal, deri aty sa ka nisur të luajë rolin e një “guardian-i” që mbron “shejtninë” e familjes Rugova, gjoja si reagim ndaj ish-kryeministrit Mustafa, i cili nuk u pajtua me një konstatim të Ukë Rugovës kur ky i fundit e vlerësoi Vjosa Osmanin si rugoviste. Në fakt, vet Ukë Rugova nuk është “rugovist” në kuptimin politik, ideologjik e kulturor, pavarësisht se është djali i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, deklaroi ai.
Po ashtu, Haziri kërkoi nga Abdixhiku të fokusohet te vizioni i tij dhe të tentojë t’ia rikthej peshën politike LDK-së, e jo të kërkojë konflikt me çdo kë.
Ndër të tjera, analisti potencoi se reagimet e vazhdueshme kundër kritikave që iu bëhen atij, e shpërfaqin mungesën që ka Abdixhiku për të menaxhur partinë dhe problemet e brendshme.
“Reagimet e tilla, si shembulli ndaj ish-kryeministrit Mustafa, shpërfaqin gjithashtu paqëndrueshmërinë e tij si lider dhe mungesën e aftësisë për të menaxhuar partinë dhe problemet e brendshme, të cilat po manifestohet gjithnjë e më shumë. Në fund të fundit, historia e ardhjes së z. Abdixhiku në krye të LDK-së nuk është aspak lavdishme, dhe kjo natyrisht nuk e bën atë të drejtë për të mbrojtur LDK-në ndaj ish-bashkëpartiakëve dhe atyre aktualë, vetëm pse kanë një mendim ndryshe nga ai”, përfundoi Nexhat Haziri


Të tjera
Ushqimet që ju ndihmojnë për të mbetur shtatzënë
Misri, një burim mineralesh dhe antioksiduesish
Çfarë duhet të dini për migrenën