Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit, përcjell KosovaPost.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se kanë kërkuar që Kushtetueja të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, ka shkruar ajo.
Haxhiu ka njoftuar se lidhur me këtë, është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.



Të tjera
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë
Vlerat e vajit të kërpit: Njihuni me farën që ju jep shëndet dhe bukuri!
Burrat thonë 6 gënjeshtra në ditë, 120 mijë gjatë jetës