Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha para mbështetësve të tij se vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mjaft i qartë dhe i arritshëm.
Ai kritikoi qeverinë aktuale për “premtime përrallore” duke përfunduar me “urë dy metërshe”.
“Sot nuk jam këtu të jap zotime të mëdha që s’bëhen kurrë. As të ndërtoj një shpresë që do ta thyej më pas, pa asnjë ndjenjë. Nuk jam këtu t’ju flas për një çerek shekulli të shkuar, por për të ardhmen që varet nga vet ne. Në këtë projektim të së ardhmes dua të jem shumë i vërtetë me ju. Jo t’ju premtoj Bashkim Kombëtar e t’ju sjell autonomi. As të premtoj zhvillim përrallor e të përfundojë më një urë 2 metërshe. Jo të premtoj rend e drejtësi për të përfunduar në vjedhje e kapje.” – tha Abdixhiku.
Të tjera
Çaji prefekt, jo më tepër se 5 minuta
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë