Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e do një Kosovë të dobët ekonomikisht.
Një Kosovë të dobët dhe të izoluar sipas Abdixhikut, po e mundëson Albin Kurti dhe qeverisja e tij.
“Po e themi më së qartë, Vuçiqi është rreziku më i madh i Kosovës, është njeri i ligë dhe është njeri i rrezikshëm. Vuçiqi e don një gjë, një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht.
Vuçiqit një Kosovë të dobët ekonomikisht, të izoluar ndërkombëtarisht është duke ja dhuruar Albin Kurti”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka përmendur se si Serbia në 70 ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për avionë luftarak me Francën.
“Për 70 ditë, 13 miliardë dollarë avionët më të kërkuar ushtarak prej Francës, rezervat e litiumit me Gjermaninë, partneritet strategjik me ShBA-të për energjetik. Me ShBA-të energjetikë, me Gjermaninë minierat, me aeroplan luftarak prej Francës, çka kemi ne?
Ne kemi sanksione, kemi mungesë të njohjeve, mungesë të anëtarësimeve”, ka thënë i pari i LDK-së.
Sipas kreut të LDK-së, programi i kësaj partie “është ambicioz por i realizueshëm”
“Kemi ngecur në gjendjen e tanishme. Programi ‘Rruga e Re’ është ambicioz por i realizueshëm. Pra është program që merr parasysh kohën katër vjeçare”- tha ai.
Të tjera
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai