Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke e cilësuar këtë si një “fitore të madhe për fjalën e lirë dhe për mediat e pavarura në Kosovë”.
Tahiri ka deklaruar se ky ligj ishte një përpjekje e pushtetit aktual për të kontrolluar mediat dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes, ndërsa ka theksuar se PDK-ja e kishte kontestuar atë që në fillim për shkak të rrezikut që paraqiste për demokracinë në vend.
Sipas Tahirit, ky vendim është një moment i rëndësishëm jo vetëm për politikën, por për të gjithë qytetarët dhe gazetarët që, siç thotë ai, “nuk pranojnë të heshtin”. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione të pavarura dhe media të guximshme, jo për pushtete që frikësohen nga liria.



Të tjera
Meshkujt e pashëm avancojnë më vështirë në karrierë
Kapen persona duke luajtur bixhoz, bastiset lokali në Prishtinë
Ukraina godet terminalin kryesor të naftës në Shën Petersburg