Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është zgjedhur anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate globale, ka njoftuar FFK.
“Përzgjedhja e presidentit Agim Ademi si anëtar i këtij komiteti është një dëshmi e rritjes së peshës së Kosovës në futbollin ndërkombëtar dhe një hap përpara drejt integrimit dhe diplomacisë sportive të mëtejshme të institucioneve të sportit kosovar në strukturat më të larta botërore.
Pas zgjedhjes në këtë komitet, presidenti Ademi ka deklaruar se ky emërim është një nder dhe përgjegjësi e madhe për të personalisht, por edhe për FFK-në si institucion: “Jam i nderuar që do të kontribuoj në një komitet kaq të rëndësishëm të FIFA-s. Ky është një sukses për gjithë futbollin kosovar dhe një dëshmi se puna jonë po vlerësohet në nivelet më të larta ndërkombëtare”.
Ky rol i ri i presidentit të FFK-së pritet të forcojë më tej pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe të sjellë mundësi të reja për bashkëpunime dhe projekte zhvillimore në të ardhmen”, ka shkruar FFK.



Të tjera
PSG-ja ia mësyn Alvarezit, Atletico i kërkon 150 milionë euro
Shumica e njerëzve shtojnë peshë me këtë stil jete
Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke