Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.
Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.
AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.
Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi.
“Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur. Për shkak të gjuhës së përdorur, AGK-ja, ka zgjedhur që të mos e publikoj videon ku kërcënohet me jetë gazetari, Vullnet Krasniqi”, thuhet në reagim.



Të tjera
Trump “nuk është i kënaqur” me udhëheqësin e ri suprem të Iranit
Shqipëria e dënon me forcën më të madhe, rrezikon përshkallëzimin e konfliktit
Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Gjykatës ndaj dekretit të Osmanit