Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.
Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.
AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.
Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi.
“Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur. Për shkak të gjuhës së përdorur, AGK-ja, ka zgjedhur që të mos e publikoj videon ku kërcënohet me jetë gazetari, Vullnet Krasniqi”, thuhet në reagim.



Të tjera
Gjashtë pajisje shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur janë të fikura
Ushqimet që duhet të hani për një shikim më të mprehtë
5 rregulla në çift që të ndiheni “të lirë”