Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Hajrulla Çeku ka takuar qytetarët dhe bizneset në Dardani.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka thënë se ajo që mungon në lagjen Dardania është pastërtia, shërbimet komunale pranë banorëve dhe kujdesi për hapësirat publike.
“Sot e nisëm ditën në zyrën tonë të re në Dardani dhe më pas ecëm nëpër lagje, për t’u takuar me qytetarë e biznese. Dardania ka gjallërinë e vet, jetë të shpejtë, por edhe komunitare, me shumë biznese të vogla e familjare që i japin shpirt lagjes. Megjithatë, ajo që mungon është pastërtia, shërbimet komunale pranë banorëve dhe kujdesi për hapësirat publike. Këto janë gjërat që duhen ndryshuar, në mënyrë që Prishtina të bëhet më e jetueshme dhe më e dashur për të gjithë”, ka shkruar Çeku./KosovaPost
Të tjera
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të
ZDF mbron Elmar Theveßen kundër sulmit nga Grenelli