Kryeministri në detyrë vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në Kuvendin e Kosovës për nder të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit.
Kryeministri në detyrë ka shkruar edhe në librin e zisë, ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Në hollin e Kuvendit, në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shumtë të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit akademik Nexhat Dacit.



Të tjera
Angelina Jolie festoi ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur ajo
Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave
Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit