Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, raporton GazetaBlic.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit, është lënduar një person.
‘’Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit’’, ka njoftuar ai.



Të tjera
Abelard Tahiri: Me veprime ligjore ndaluam kapjen e pronës publike në Prishtinë
Kush do të jetë kryetar i LDK-së, Abdixhiku apo Hoti?
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme